Shqipëria

MEPJ, ja masat e reja në Maqedoninë e Veriut


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka njoftuar se deri më 22 mars 2021 do të ndalohet qarkullimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV). Duke nisur nga ora 22:00 deri në 05:00, për arsye të ndalimit të përhapjes së Covid-19.

Jashtë këtij orari lëvizja do të jetë e mundur vetëm për shtetasit, të cilët do të përdorin aeroportin, duke e vërtetuar këtë me biletën e udhëtimit.

Gjithashtu, edhe për udhëtarët, të cilët shfrytëzojnë transportin ndërkombëtar të udhëtimit, gjithnjë kundrejt biletës. Transportuesit e mallrave, kundrejt urdhër-transportit.

MEPJ bën me dije se kamionët e mallrave apo automjetet transit, mund të lëvizin, me kushtin që ta lënë territorin e RMV-së brenda 3 orëve nga pika kufitare hyrëse deri në atë dalëse.

Kujtojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë në pikat kufitare tokësore, pa pasur nevojë për PCR Test dhe pa detyrim izolimi.

Po ashtu, Greqia i ka bllokuar hyrjet dhe daljet me Shqipërinë deri më 22 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore