Shqipëria

Kapshtica, e mbyllur deri më 22 mars


Autoritetet e policisë greke kanë njoftuar gjatë ditës së hënë, se pika e kalimit kufitar Kapshticë do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur deri më 22 mars.

Kjo masë e rreptë vjen për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Autoritet njoftojnë se dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00. Kjo vlen vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash).

Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve nuk do të lejohet të kalojë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore