Sport

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov i përgjigjet Conor McGregor-it: “Ti kurrë s’do të jeshë kampion”


Conor vs Khabib

Prej kohësh irlandezi Conor McGregor i kërkon revansh dagestanasit Khabib Nurmagomedov, pasi u mund nga ky i fundit.

Presidenti i kampionatit më të famshëm në botë të arteve marciale mikse (Ultimate Fighting Championship/UFC), Dana White, e dëshiron një duel mes tyre, sepse janë në lojë miliona dollarë.

Por menaxheri i yllit nga Dagestani, Ali Abdelaziz, duke i kujtuar irlandezit shprehjen e tij “fyese” – “me Khabib-in në kafaz, ishte vetëm biznes”, ia pret shpresat irlandezit me një replikë të ashpër në Twitter, njofton Albanian Post.

”Shko merr një serum e bëhu esëll. E dime që je i dehur e i droguar. Ti kurrë nuk do të jesh sërish kampion, pasi kam një ushtri që të pret, Justin Gaethje, Kamaru Usman, Gilbert Burns, Khamzat Chimaev, Islam Makhacev, Beniel Dahrush, Belal Muhammad dhe Vicente Luque. Skuadra e Khabib-it të theu mendërisht” – e mbyll replikën menaxheri i Nurmagomedov./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore