Lajme

Mediat serbe: Serbia nis edhe tanke drejt kufirit me Kosovën


Tanket serbe drejt kufirit me Kosovën

Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk ka të ndalur. Mediat serbe raportojnë se ushtria serbe ka nisur edhe tanke drejt kufirit me Kosovën.

Serbia gjatë së shtunes së 25 shtatorit ka dërguar në zonën pranë kufirit me Kosovës edhe disa njësi tankesh, bëhet e ditur.

Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë drejt Jarinjes.

Ndërsa disa prej televizioneve serbe kanë ndërprerë programin e tyre duke transmetuar live këto imazhe.

Bëhet e ditur se tanket janë të tipit T-72 MS të modernizuara dhe të pajisura me optikë të re dhe pajisje luftarake më moderne, të cilat janë pjesë e donacionit ushtarak rus për Serbinë.

Serbia është duke provokuar situatën dhe duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë.

Gjithashtu, të shtunën rreth mesditës avionët luftarak serb të tipit “Mig-29” kanë shkelur zonën e sigurisë së NATO-s e cila shtrihet në një brez prej 25 km në afërsi të Kosovës.

Këto provokime janë të njëpasnjëshme.

Ndëra të premten e 24 shtatorit në territorin e Kosovës kishin hy 3 helikopter serb të tipit “Mi-35”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore