Sport

McGregor vs Poirier 3: Dyluftimi nuk do të ndodhë?


Conor McGregor i ka thënë Dustin Poirier se ndeshja e tyre përmbyllëse dhe e vlefshme për trilogji, caktuar më 10 korrik, nuk do të zhvillohet.

Dialogu midis irlandezit McGregor dhe amerikanit Poirier nisi në një postim Instagram-i, në të cilin McGregor parashikoi se do të fitonte brenda raundit të katërt.

“Dyluftimi nuk do të bëhet meqë ra fjala. Do të luftoj me dikë tjetër më datën 10”, shkroi McGregor të hënën në Twitter.

Takimi i tyre i dytë në janar të këtij viti, u fitua me nokaut nga Poirier. Pra, Poirier baraspeshoi llogaritë me irlandezin. Sa i takon të parit, McGregor fitoi me nokout në shtator 2014.

Përballja e dytë e zhvilluar ne Abu Dhabi, pa një McGregor jashtë kornizës së tij arrogante e të zakonshme – në fakt, McGregor shfaqi një përulësi që nuk e ka karakterizuar kurrë brenda kafazit tetëkëndor të UFC-s (Kampionati Kulmor i Luftimit).

Ish-kampioni në dy kategori të ndryshme (McGregor) nuk ka fituar asnjë ndeshje ne UFC që nga janari 2020. Irlandezi 32-vjeçar u kthye nga pensionimi për t’u përballur me Poirier.

Çfarë po ndodh?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore