Familja

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla gjatë vizitës në Francë, shijojnë një aheng shtetëror në Pallatin e Versajës


Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në një banket shtetëror luksoz për nder të tyre në një vend të përshtatshëm për mbretërit.

Mbreti, 74 vjeç dhe mbretëresha, 76 vjeçe, ishin të ftuarit e presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij, Brigitte, në Pallatin historik të Versajës në periferi të Parisit në natën e parë të vizitës së tyre tre-ditore në vend.

Versaja ishte një Pallat Mbretëror Francez për pjesën më të madhe të historisë së tij, por tani është një muze publik, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Rreth 150 të ftuar, duke përfshirë figura të shquara nga Britania e Madhe dhe Franca, morën pjesë në këtë ngjarje voluminoze.

Në një dolli të ngrohtë dhe personale, Mbreti Charles kujtoi vizitat e kaluara në Francë të bëra nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth, dhe babai, Princi Philip.

Mbretëresha Camilla dhe Mbreti Charles.

“Vizita e parë zyrtare e prindërve të mi së bashku ishte në Francë në vitin 1948, menjëherë pas martesës së tyre”, tha Charles.

“Me të gjitha llogaritë, ata bënë shumë bujë, duke kërcyer deri në orët e hershme në Chez Carrere magjepsëse në Rue Pierre Charron, serenaduar nga Edith Piaf. Dyshoj se mund të më ketë lënë një përshtypje të pashlyeshme, edhe gjashtë muaj para se të isha. ‘La Vie en Rose’ është një nga këngët e mia të preferuara deri më sot”, shtoi ai.

Mbreti Charles kujtoi edhe pritjen e nënës së tij nga presidenti i aso kohshëm, Pompidou, të zhvilluar në të njëjtin vend – Pallatin e Versajës.

“Dhe, sigurisht, Presidenti Pompidou priti nënën time këtu në Pallatin e Versajës në vizitën e saj të dytë shtetërore në vitin 1972. Mua m’u kujtua kohët e fundit se kur ajo ktheu mirësjelljen me darkën për Presidentin dhe Zonjën Pompidou në Hotel de Charost, ata u përballën me pak më shumë vështirësi. Ambasada jonë u përpoq të sillte disa kuti me verë angleze nga Hampshire për banket, kur u penguan nga një zyrtar i doganës në Orly”, tregoi ai.

“Në ato ditë, nuk kishte asgjë të tillë si ‘verë angleze’. Siç supozoi Roland Topor, ‘Les Français ont du vin, les Anglais de l’humour’ (Francezët kanë verë, anglezët, humor)”.

Mbretëresha Elizabeth, e vizitoi pallatin në tre raste: si Princesha Elizabeth së bashku me Princin Philip në vitin 1948, në vitin 1957 në vizitën e saj të parë shtetërore në Francë si monark dhe kur Britania e Madhe u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 1972.

Mbretëresha Elizabeth në Francë, 1957.

Duke vënë në dukje “historinë e gjatë dhe komplekse” të përbashkët nga Franca dhe Britania e Madhe, Charles tha se “marrëdhëniet nuk kanë qenë gjithmonë plotësisht të drejtpërdrejta”.

“Mendoj se ishte një mbret francez që dikur pati thënë se do të preferonte të ishte prerës druri sesa të ishte Mbreti i Anglisë, që merret me kompleksitetet tona kombëtare. Si një pylltar i zjarrtë, kam kënaqësinë të raportoj se është plotësisht e mundur të kombinohen të dyja”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore