Sport

‘Manita’ për të mbyllur një sezon të jashtëzakonshëm


Inter e mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kampionët e Italisë në ditën kur ngritën titullin në qiell, shkatërruan Udinese-n me rezultat 5-1.

Llogarinë e hapi Young në minutën e tetë duke shënuar për 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2-0, me Christian Eriksen që shënoi vetëm një minutë para se të mbyllej pjesa.

Pjesa e dytë filloi mirë për ziklatërit.

Lautaro Martinez shndërroi në gol penalltinë para se të zëvendësohej për Lukaku-n.

Conte i japi mundësi edhe portjerit Padelli, të cilin e inkuadroi në vend të Handanovic-it në pjesën e dytë.

Perisic dhe Lukaku shënuan golat për 4 dhe 5-0.

Golin e nderit për Udinese-n e shënoi Pereira në pjesën e dytë.

Festën e Scudetto-s, Inter-i e mbyll me një rezultat të mrekullueshëm, ashtu siç ishte gjithë sezoni i tyre në Serie A.

Inter shënoi 89 gola, grumbulloi 91 pikë dhe humbi vetëm tre ndeshje gjatë gjithë sezonit.

Dyshja Lukaku – Martinez shënuan 41 gola së bashku, duke qenë ndihmë e madhe në sulm.

Me 35 gola të pësuar, Inter përfundoi sezonin si mbrojtja më e mirë në Itali.

Conte dhe të gjithë arritën që të thyejnë hegjemoninë Juventus, duke kthyer në nivelin më të lartë kompeticionin në Itali.

Inter, manita dhe Scudetto. Mirupafshim sezonin tjetër, Serie A!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore