Përballje

Manchester United – Liverpool, formacionet zyrtare


Manchester United dhe Liverpool vazhdon të mbetet dueli më i madh në Premier League.

Me 39 tituj mes tyre, këto dy skuadra janë dy më të titulluarat në historinë e ligës elitare angleze.

Sot, për herë të parë pas shumë viteve, të dy skuadrat vijnë si dy pretendente për titullin njëherish.

Normalisht, në një ndeshje si kjo, asgjë tjetër nuk vlen, as forma dhe as renditja tabelare.

Dy trajnerët kanë barë të madhe mbi supe, dhe 11-shet që kanë zgjedhur janë këto.

Man United (4-2-3-1) de Gea; Shaë, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Fred, McTominay; Greenwood, Fernandes, Rashford; Ronaldo.

Liverpool (4-3-3): Alisson; Robertson, van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Keita, Henderson, Milner; Jota, Firmino, Salah.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore