Sport

Manchester United-i hedh sytë nga mbrojtësi i Leicester-it


Manchester United-i po vëzhgon mbrojtësin francez të Leicester-it, Wesley Fofana-n. Fofana është duke kaluar një sezon të mirë në Premier Ligë, ku duket që është përshtatur shumë mirë me futbollin anglez.

Francezi në tetor të 2020 kaloi në Premier Ligë nga Saint-Etienne, për shifrën e 35 milionë eurove. Kur nuk ka përfunduar akoma sezoni i parë në Angli, ai ka tërhequr vëmendjen e Djajve të Kuq.

Me Leicester-in është aktivizuar në 33 ndeshje, nga ku ka dhuruar edhe një asist. Së bashku dhe me turkun, Caglar Soyuncu-n janë nga mbrojtësit më të spikatur në Premier Ligë.

Më herët, Unied-i transferoi nga Leicester-i mbrojtësin e Kombëtares angleze, Harry Maguire, për shifrën e 93 milionë eurove. Sigurisht që vlera e Fofana është shumë larg asaj të anglezit, e ndikuar edhe nga pandemia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore