Sport

Manchester United bën ofertën e fundit për De Jong


Manchester United dëshiron të ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm Frenkie de Jong-un. Anglezët e kanë tentuar disa herë nënshkrimin e holandezit, por pa sukses.

Barcelona nuk bën ulje në çmimin e kartonit të De Jong-ut. Ai vlerësohet 80 milionë euro.

Sipas gazetës “Sport”, United ka formuluar ofertën më të fundit. “Djajtë e Kuq” ofrojnë 60 milionë euro, plus 20 milionë bonuse.

De Jong, nga ana tjetër, e kërkon një lëvizje drejt “Old Trafford”. Holandezi atje do të bashkohet me ish-trajnerin, Erik ten Hag.

25-vjeçari u aktivizua në 59 ndeshje tek Ajax-i nën urdhrat e Ten Hag-ut, ku shënoi tre gola dhe dhuroi katër asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore