Përballje

Manaj shënon, por Spezia nuk fiton


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka shënuar gol në ndeshjen e fundit të xhiros së 26-të në Serie A, në të cilën ekipi i tij Spezia e humbi me rezultat 2:1 në udhëtim te Bologna.

Manaj hapi serinë e golave që në minutën e 11-të, duke shënuar me kokë, pas një asistimi të marrë nga Arkadiusz Reca.

Mirëpo, Bologna i barazoi shifrat me anë të Marko Arnautovic në minutën e 40-të, ku skuadrat pastaj shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Edhe pjesa e dytë solli disa raste të mira për dyja skuadrat, por goli i vetëm erdhi gjashtë minuta para se të përfundonte takimi, ku përsëri Arnautovic shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1.

Kujtojmë që ky ishte goli i tretë për këtë sezon i Manaj në Serie A, i cili numëron 18 paraqitje me fanellën e Spezia-s.

Ndërkohë, Spezia aktualisht gjendet në vendin e 15-të në tabelë me 26 pikë, ndërsa Bologna me këtë fitore përforcon vendin e 13-të me 31 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore