Gatimi

Makarona me pulë dhe perime


Makarona me pulë dhe perime

Nëse jeni fillestarë në gatim, atëherë kjo recetë për makarona kremoze me pulë dhe perime do të jetë ideale për të filluar. Kombinoni pulën dhe makaronat me perime si bizele, speca të kuq, karota dhe do të merrni një pjatë të pasur me shije.

Përbërësit (për katër racione):

0,5 kg gjoks pule të prerë në copa afërsisht 2,5 cm

2 luge vaj ulliri

1/2 filxhan qepë të copëtuar

1 lugë gjelle hudhër të bluar

2 gota makarona

2 gota lëng pule

1/4 filxhan ujë

3/4 filxhan speca të kuq të grirë hollë

1/2 filxhan karrota të copëtuara

1/2 filxhan bizele të ngrira

100 gram krem ​​djathi

1/2 filxhan mocarela të copëtuar (mund të zëvendësohet me djathë më të ri të bërë në shtëpi)

1/4 filxhan parmezan të grirë

majdanoz i freskët i grirë, për dekorim

(përdorni një filxhan ose gotë 250 ml për matje)

Përgatitja:

E rregullojmë pulën me kripë dhe piper dhe e lëmë mënjanë.

Në një tigan ose sherpa me diametër 30 cm, ngrohni vajin e ullirit në zjarr mesatar. Shtoni qepën dhe përzieni derisa të zbutet, rreth tre minuta. Shtoni pulën dhe skuqeni. Hidhni hudhrën dhe gatuajeni për një minutë tjetër. Shtoni makaronat e paziera, lëngun e pulës, ujin, piperin e kuq, karotën dhe bizelet. Përziejini dhe lëreni të ziejë. Ulni zjarrin, vendosni kapakun dhe lëreni të ziejë për rreth 20 minuta.

Hiqeni kapakun dhe lëreni të gatuhet derisa të përthithet pothuajse i gjithë lëngu, rreth pesë minuta. E heqim nga zjarri dhe i përziejmë kremin e djathit, mocarelën dhe parmixhanin. I trazojmë derisa djathi të shkrihet.

Nëse dëshironi, dekorojeni me majdanoz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore