Sport

Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Izrael


Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kg, në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Kampionja Olimpike paraprakisht kishte shënuar dy fitore, ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova për të arritur në gjysmëfinale ku u mposht nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Më pas Majlinda është dashur të takohet në luftë për medaljen e bronztë me belgen Charline Van Snick, e cila nuk u paraqit në tatami, shkaku i lëndimit, andaj vendi i tretë në këtë Grand Slam i takoi kosovarës.

Përveç medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Kjo medalje për Majlindën është e dyta që prej rikthimit, ngase edhe në turneun e mëparshëm fitoi të bronztën.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon suksesin e Majlindës dhe iu uron fat dhe suksese Akil Gjakovës dhe Laura Fazliut, të cilët garojnë nesër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore