Tokyo 2020

Lydia Jacoby sjell medalje e parë të artë për Alaska-n


Nëse Lojërat Olimpike do të ndodhnin një vit më parë, Lydia Jacoby mund të ishte në Tokyo 2020 thjesht si spektatore.

Por, 17-vjeçarja nga Amerika jo vetëm që po garon në Lojërat e shtyra Olimpike, por tani është edhe një kampione olimpike pasi mundi kampionen në fuqi, Lilly King, në stilin 100 metra ‘breaststroke’.

Adoleshentja arriti ta mbyllë garën e saj më një kohë 1;04.95 duke përfunduar e para.

Prapa la afrikanojugoren, Tatjana Schoenmaker, që përfundoi thuajse një sekond prapa Jacoby.

Kjo medalje, do të thotë që Jacoby është fituesja e parë e të artës olimpike që vjen nga Alaska.

Suksesi i saj është edhe më impresionues kur e konsideron që është vetëm një pishinë e madhësisë olimpike në Alaska.

Ajo pishinë, është 125 kilometra larg vendit ku Jacoby jeton.

“Ishte e çmendur”, tha ajo.

“Pa dyshim që po garoja për një medalje. E dija që mund ta bëja”, vazhdoi Lydia.

“Nuk po e prisja të artën, por kur e ngrita kokën dhe e pash emrin tim të parin, ishte e pabesueshme”.

Madje, Jacoby tha që po të ndodhte që Olimpiada të zhvillohej në kohë, “ajo nuk do të ishte fare e përgatitur”.

“Në këtë vit ekstra të stërvitjes, jam rritur fizikisht dhe mentalisht”, mbylli Jacobs.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore