Sport

Lot për Serena-n, Finale për Osaka-n


Një disfatë  përvëluese për Serena Williams (6-3, 6-4) në gjysmëfinale në Australian Open kundër japonezes Naomi Osaka. Djeg aq shumë sa ajo largohet me lot nga konferenca për shtyp pas ndeshjes.

“Nëse do të duhej të lija ndonjëherë tenisin, nuk do t’i tregoja askujt”, tha kampionia amerikane dukshëm e bezdisur, duke iu përgjigjur një pyetjeje për lamtumirën e saj të mundshme të raketës. “Sot nuk ishte një ndeshje ideale dhe nuk përfundoi me një rezultat pozitiv, por ndodh”, shtoi ajo për audiencën australiane, e cila gjithmonë e ka mbështetur atë. Triumfi i saj i fundit Grand Slam ishte pikërisht në Melburn, në edicionin e vitit 2017, kur ajo ishte tashmë shtatzënë me vajzën e saj Alexis Olympia.

Finalja do të jetë Osaka-Brady

Naomi Osaka do të luajë finalen në një kampionat madhor për herë të katërt, të shtunën, e dyta në Melbourne. Në tre finalet e mëparshme (US Open 2018, Australian Open 2019 dhe US Open 2020) ajo ka dalë fituese. Të shtunën ajo do të përballet me amerikanen Jennifer Brady (nr. 24 në renditje) e cila mbërriti në finale, e para në një  Grand Slam, pasi fitoi 6-4, 3-6, 6-4, kundër çekes Karolina Muchova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore