Sport

Liverpool kërkon Nunes, nëse nuk arrin marrëveshje me Bellingham


Liverpool po synon transferimin e mesfushorit të Wolves, Matheus Nunes, si një alternativë nëse nuk arrijnë marrëveshje me Jude Bellingham, thotë UOL.

Liverpool po lufton me lëndimet në mesfushë, por nënshkroi Arthur Melo të Juventus-it në huazim në verë për ta shtuar në mesfushë me Thiago Alcantara-n, Jordan Henderson, Fabinho, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Naby Keita.

Klubi dëshiron të ketë një marrëveshje me me Borussia Dortmund-in dhe reprezentuesin anglez Bellingham, por 19-vjeçari do të kushtonte mbi 120 milionë euro.

Nunes mbërriti te Wolves vetëm këtë verë për rreth 45 milionë euro dhe nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare, kështu që ai mund të mos jetë shumë më i lirë pasi bëri përshtypje te Molineux.

Enzo Fernandez i Benfica-s, 21 vjeç, është një tjetër lojtar që thuhet të jetë në listën e ngushtë të Liverpool-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore