Sport

Liverpool-in e ndjek mallkimi i dëmtimeve


Sikur të mos mjaftonte humbja në derbi kundër Everton-it, Liverpool-i i Jurgen Klopp-it, ka marrë një tjetër goditje të rënde. Kapiteni i të kuqve, Jordan Henderson ka mbetur i dëmtuar, duke shtuar listën e të demtuarve në radhët e ekipit të Klopp-it.

Këtë sezon duket se Liverpool-in po e ndjek mallkimi i dëmtimeve. Pasi ka humbur në fillim sezoni, Virgil van Dijk-ut dhe Joe Gomez-in, pak kohë më parë u dëmtua Fabinho edhe Joel Matip-i dhe së fundmi Henderson-i që luante në qendër të mbrojtjes nga “halli”.

Klopp-i tha se humbja e Henderson-it ishte një “goditje e madhe”.

“Është një goditje e madhe dëmtimi tjetër i Hendo-s, por Nate (Nathan Philips) bëri një super ndeshje”, tha tekniku.

“Përsëri, u mësuam për fat të keq, që duhet të ndryshojmë gjërat. Ne thjesht përpiqemi të rreshtohemi përsëri ndeshjen tjetër, përsa kohë kemi 11 lojtarë. Djemtë kanë dëshirë. Unë e shoh. Por, për të ndryshuar një ndeshje, një rezultat, për të marrë rezultatin e kërkuar, duhet të jesh vendimtar në momentet e duhura, në mbrojtje dhe në sulm dhe kjo është ajo që na mungon”, përfundoi Klopp-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore