Përballje

Lillard shënon 50 pikë, Lakers me fitoren e tretë radhazi


E marta në NBA shkoi me fitoren e favoitëve, ku Portland Trail Blazzers arritën një rikthim të mrekullueshëm përball New Orleans Pelicans e Los Angeles Lakers me fitore të nevojshme përball Minesota Timberwolves.

Ndeshjen mes Pelicans dhe Blazers e fituan këta të fundit me rikthim fantastik në çerekun e katërt me rezultat 125:124.

Damian Lillard i dha fitoren Blazers me anë të dy gjuajtjeve të lira në sekondat e fundit të ndeshjes.

Çereku i parë filloi i barabartë, ndërsa në çerekun e dytë Pelicans arritën të dominojnë lojën ku kishin një epërsi prej 14 pikëve në fund të pjesës së parë.

Deri në fund të çerekut të tretë, Pelicans kishin një epërsi prej 17 pikëve, të cilën e shkatërruan ekipi i Blazers.

Blazers arritën të fitojnë ndeshjen në fund me anë të super yllit Damian Lillard.

Më të mirët te ekipi i Blazers ishin Damian Lillard me 50 pikë e 10 asistime dhe Gary Trent Jr me 22 pikë.

Ndërsa më të mirët te Pelicans ishin treshja e shumëfolur me Brandon Ingram i cili kishte 30 pikë e 6 kërcime, Zion Williamson me 28 pikë e 8 asistime dhe Lonzo Ball me 11 pikë e 17 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=A5o7w2_ht3A&ab_channel=MLGHighlights

Ndeshja mes Lakers dhe Timberwolves përfundoi me dominim total të ekipit nga Los Angelosi ku arritën fitoren me rezultat 137-121.

LeBron James arriti treshifrorë të dyfishtë për të 99-tën herë në karrierën e tij në duelin përball Timberwolves.

Më të dalluarit te Lakers ishin LeBron James 25 pikë, 12 kërcime e 12 asistime dhe Montrezl Harell me 25 pikë.

Kurse te Timberwolves më të mirët ishin Karl Anthony Towns me 29 pikë e 7 asistime, Anthony Edwards me 29 pikë dhe Ricky Rubio me 19 pikë e 12 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=M0Czgjaa8iY&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore