Sport

Ligue 1/ PSG-ja hap javën e 10


Java e 10 në Ligue 1 do të fillojë me një përballje të premten. Nënkampionët e PSG-së do të përballen me Angers-in.

PSG-ja udhëheq aktualisht garën për titull në Ligue 1 pas nëntë javëve të para. 24 pikë kanë parizienët, kundrjet 16 pikëve që kanë miqtë.

Ndeshja do të luhet në “Parc des Princes”, duke filluar nga ora 21:00. Për teknikun, Mauricio Pochettino, pritet të mungojnë disa lojtarë me peshë si: Sergio Ramos, Lionel Messi, Marquinhos, Neymar, Angel di Maria, Keylor Navas dhe Leandro Paredes.

PSG-ja nuk njeh asnjë humbje ose barazim në katër ndeshjet e luajtura në shtëpi këtë sezon. Angers-i në katër ndeshjet e luajtura në transfertë ka arritur tre barazime dhe një fitore.

Përballja e fundit mes tyre ishte në Kupën e Francës para gjashtë muajsh. Sfida përfundoi në shifrat 5-0 për PSG-në.

Përballjet e tjera të javës së 10 në Ligue 1 janë:

Të shtunën:

Clermont – Lille

Lyon – Monaco

Të dielën:

Troyes – Nice

Metz – Rennes

Strasbourg – Saint-Etienne

Bordeaux – Nantes

Brest – Reims

Montpellier – Lens

Marseille – Lorient

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore