Përballje

Liga e Kampionëve/ zhvillohet xhiro e parafundit e grupeve


Xhiro e parafundit e grupeve në Ligën e Kampionëve, do të zhvillohet këtë mesjavë, ku si zakonisht të martën janë në program për tu luajtur tetë takime.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes, pritet të jetë ballafaqimi mes Barcelonës dhe Benfica-s, që do të zhvillohet në “Camp Nou”, me fillim nga ora 21:00.

Ky do të jetë një duel tejet i rëndësishëm për Barcelonën, pasi që në rast të fitores, do të siguronin kalimin e grupeve, në të kundërtën do të komplikoheshin shumë gjërat.

Për trajnerin e Barçës, Xavi Hernandes-in, ky do të jetë vetëm takimi i dytë në krye të “blaugranava”, teksa ai theksoi se do të kërkojnë hakmarrje ndaj Benfica-s, për humbjen e shkaktuar në Lisbonë me rezultat 3:0.

Barcelona nuk e nisi aspak mirë aventurën në Ligën e Kampionëve, teksa në dy ndeshjet e para pësoi aq humbje nga Bayern Munich dhe Benfica.

Katalanasit aktualisht renditen në vendin e dytë në Grupin E, me gjashtë pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Bayern-i lider, ndërsa Benfica gjendet në vendin e tretë me katër pikë.

Takimi tjetër i këtij grupi, do të jetë ai mes Dinamo Kyiv dhe Bayern Munich, që do të zhvillohet në ora 18:45.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë ajo mes Chelsea-t dhe Juventus-it, por që ky duel do të zhvillohet për vendin e parë, pasi që dyja ekipet tashmë kanë siguruar kalimin e grupeve.

Juventus-i i prinë Grupit H, me 12 pikë, të cilët kanë marrë katër fitore, ndërsa Chelsea pozicionohet në vendin e dytë me nëntë pikë.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Torino, Juventus pati triumfuar me rezultat minimal 1:0, për të cilën ndeshje, Chelsea pritet të kërkojë hakmarrje sonte në Londër.

Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se në këtë takim do të rikthehet sulmuesi kryesor i tyre, Romelo Lukaku, i cili mungoi rreth një muaj, teksa në dyshim për tu paraqitur janë Kai Havertz, Jorginho dhe Timo Werner.

Ndërsa, te Juventus-i pritet rikthimi i i Paolo Dybala-s, i cili mungoi në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Serie A ndaj Lazio-s.

Ballafaqim shumë interesant pritet të zhvillohet mes Villareal-it dhe Manchester United, që do të luhet në “Estadio de la Ceramica” me fillim nga ora 18:45.

Dyja skuadrat pozicionohen në krye të tabelës me nga shtatë pikë, derisa pas tyre vjen Atalanta me dy pikë më pak, të cilët do të përballen në udhëtim te skuadra zvicerane, Young Boys.

Sa i përket duelit të parë mes tyre, Manchester United arriti të triumfonte vetëm në frymën e fundit të ndeshjes, pas golit të shënuar nga ylli i tyre, Cristiano Ronaldo.

Kujtojmë që “Djajtë e kuq” vijnë në këtë takim pas shkarkimit të trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer, derisa ekipin momentalisht është duke e drejtuar ndihmësi i tij Michael Carrick.

Të gjitha ndeshjet e së martës në Ligën e Kampionëve:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore