Libra

Libri “Arkitektura e traditës shqiptare”


Libri “Identitete Pluskuese”

Libri tashmë i botuar nga Arba Baxhaku “Identitete Pluskuese”, synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të qytetit të Tiranës bashkëkohore.

Baxhaku në një postim në rrjetin social Facebook, shprehet se ky libër i ri gjurmon vazhdimësinë mes arkitekturës tradicionale shqiptare dhe karakterit informal të shfigurimeve spontane të Tiranës.

“Përpjekjet e mia për të gjurmuar lidhjen mes ekstremeve të formalizmit funksionalist të Tiranës, tipik të qytetit totalitar, dhe arkitekturës informale të dekadave të pluralizmit u shndërruan më në fund në libër. Një libër dy-gjuhësh që pati fatin të krijohej nga një ekip plot talent e i përkushtuar”, shprehet Baxhaku.

Në këtë libër portretizohet liria konstruktive të dekadave të fundit bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese.

“Faleminderit Anna Shkreli Berk për përgatitjen e botimit dhe gjithë kujdesin ndaj veprës, Ervin Berxolli për grafikën dhe kopertinën dhe fotografit të zemrës Atdhe Mulla  për fotot më të bukura”, thotë ajo”.

Kopertina e librit “Identitete Pluskuese”

Arba Baxhaku ka përfunduar doktoraturën në Universitetin e Firences. Teza e saj “Identitete të pezulluara, Interpretime mbi transformimin e peizazhit arkitektonik të Tiranës pas rënies së regjimit komunist”, paraqet një projekt për rikuperimin e banesave të ndërtuara në seri gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Po ashtu, ajo është fituesja e konkursit “Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban”.

Puna e Arbës përkufizohet nga një bisedë e vazhdueshme midis kërkimit teorik dhe praktikave të projektimit: rishkrimi ose si të interpretohet arkitektura ekzistuese si një dialog midis së kaluarës dhe modernes.

Gjithashtu, Arba është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanizmit në Bashkinë e Tiranës, ku është përgjegjëse për projekte që lidhen me kulturën dhe trashëgiminë historike të qytetit.

Autorja Arba Baxhaku

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore