Pajisje

LG prezanton teknologjinë e re të ekranit të palosshëm që është i fortë si xhami


LG Electronics mund të jetë tërhequr nga biznesi i smartfonëve, por është ende i fortë në çdo sektor tjetër.

LG Chem tani njoftoi se ka zhvilluar një material të ri, ekrani të palosshëm që i bën mbulesat e ekranit të forta si xhami, por fleksibël si plastika.

Teknologjitë e përdorura në proces përmirësojnë qëndrueshmërinë dhe forcën e çdo paneli të palosshëm pasi telefona të tillë po bëhen gjithnjë e më të përhapur.

Emri zyrtar është ” Real Folding Window”. Materialet posaçërisht aplikohen në filmin transparent PET.

Nuk është vetëm kjo, LG Chem pretendon se çdo panel mund të përballojë 200,000 palosje. Për më tepër, materiali i ri do të lejojë që ekranet të palosen si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Teknologjia e re do të shfaqet fillimisht në telefonat celularë dhe do të pasojë me laptopët dhe tabletët më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • LG

  • Lajmet kryesore