Pajisje

LG ka prezantuar një televizor të ri të quajtur StanbyME


Kompania LG ka prezantuar një televizor të ri të quajtur StanbyME, i cili mund të lëvizet lehtë.

Ky televizor LCD ka një madhësi prej 27 inç me rezolucion 1080p. Ai është i integruar në një kuti të madhe bashkë me një bateri dhe altoparlantë 20 W.

Megjithatë, vlerësohet se bateria e televizorit zgjat vetëm tre orë.

Ekrani i tij rregullohet në disa mënyra, dhe mund të vendoset edhe në tavolinë. Televizori vjen me softuerin webOS të LG-së dhe ofron aplikacione të ndryshme.

Ai kontrollohet nga një ekran prekës ose telekomandë. Televizori portativ gjithashtu ka lidhje Bluetooth, Wi-Fi, dhe teknologjitë Dolby Vision dhe Dolby Atmos.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore