Lajme

Lekaj do të paraqitet në gjykatë më 20 prill për rastin e 53 milionë eurove


Ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Gjykimi ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, këshilltarit të lartë politik të tij, Eset Berishës si dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), Nebih Berisha dhe drejtorit të Prokurimit Publik në këtë ministri, Besim Tahiri, pritet të filloj me 20 prill.

Lajmin për caktimin e seancës e ka konfirmuar gjykatësja e rastit, Violeta Namani, për “Betimin për Drejtësi”.

Më 4 shkurt, Prokuroria Speciale e Kosovës, kishte ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.

Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Bechtel &Enka” ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën  penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

Personat e akuzuar konsiderohen si të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Më 18 janar, prokurori special, Atdhe Dema, ka kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, të shpallet fajtor së bashku me ish-zyrtarin e komunës Ismet Isufi zyrtarin Gani Rama dhe biznesmenin Veli Hajdaraga.

Pal Lekaj, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune. Për keqpërdorim pozite po akuzohen edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore