Lajme

Lekaj deklarohet i pafajshëm për rastin e 53 milionëshit


Ish ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është deklaruar i pafajshëm në seancën e të mërkurës.

Pas leximit të aktakuzës për fshehje të raportit të kompanisë “Hill”, që kishte arsyetuar se Qeveria do të duhej të paguante 39 milionë euro më pak se që i kërkoheshin (53 milionë), në emër të vonesave për konserciumin “Bechtel-Enka” që ka ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi”.

Gjithashtu, ish sekretari i këtij dikasteri dhe ish drejtori i Prokurimit, Besim Tahiri, janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërsa, është vendosur që seanca e shqyrtimit të dytë do të mbahet më 17 qershor.

Seanca e parë ndaj Lekajt është mbajtur në fund të prillit, por ishte shtyrë me kërkesë të Lekajt që u shpreh se i duhet kohë për ta lexuar aktakuzën.

Ndër të tjera, avokati i të akuzuarit Pal Lekaj, Musa Damati, në konferencë për media ka thënë se aktakuza ndaj Lekaj është e porositur dhe tendencioze.

“Ky është rasti më voluminoz financiar në Kosovë dhe është rast për të cilin është përfolur shumë, është bërë fushatë zgjedhore, parazgjedhore si në parlament ashtu dhe jashtë saj, por nuk është arritur që të vërtetohet misteri se s’i i kushtoj buxhetit të Kosovës në tërësi projekti i autostradës më një kostot prej 700 milionë eurosh”.

Ai konsideron se kjo aktakuzë është ngritur mbi bazën “zero”, të provave.

“Si rezultat i kësaj sot e kemi dhe e dëgjuat një aktakuzë e cila është ngritur mbi bazën e standardit zero të provave dhe është aktakuzë e cila është porositur – tendencioze më të cilën ne do të ballafaqohemi profesionalisht dhe do të arrijmë që në fund të këtij procesi ligjor të vërtetojmë pafajësinë e klientit time Pal Lekaj”, deklaroi Damati.

Më 20 prill, ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, deklaroi se nuk është pajisur me aktakuzë dhe për këtë arsyeja është ndërprerë seanca fillestare në rastin e 53 milionë eurove, derisa Lekaj të pajiset me një kopje të aktakuzës.

Në seancën fillestare të mërkurën, Lekaj propozoi që të shtyhet kjo seancë për maksimumin 10 ditë derisa tha se as avokati i tij paraprak nuk është pajisur me aktakuzë.

Këtë propozim e ka kundërshtuar prokurori special Valdet Gashi dhe propozoi që të lexohet aktakuza. Prokurori Gashi theksoio se prokuroria ka prova se të gjitha palët në procedurë janë pajisur me shkresa të lëndës.

Më 4 shkurt, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.

Bechtel &Enka” ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

“Nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Personat e akuzuar konsiderohen si të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Më 18 janar, prokurori special, Atdhe Dema, kishte kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, të shpallet fajtor së bashku me ish-zyrtarin e komunës Ismet Isufi zyrtarin Gani Rama dhe biznesmenin Veli Hajdaraga.

Pal Lekaj, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune. Për keqpërdorim pozite po akuzohen edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore