Lajme

Lekaj thotë që s’është pajisur me aktakuzë, ndërpritet seanca për rastin e 53 milionë eurove


Ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj.

Ish kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, deklaroi se nuk është pajisur me aktakuzë dhe për këtë arsyeja është ndërprerë seanca fillestare në rastin e 53 milionë eurove, derisa Lekaj të pajiset me një kopje të aktakuzës.

Në seancën fillestare të mërkurën, Lekaj propozoi që të shtyhet kjo seancë për maksimumin 10 ditë derisa tha se as avokati i tij paraprak nuk është pajisur me aktakuzë.

Këtë propozim e ka kundërshtuar prokurori special Valdet Gashi dhe propozoi që të lexohet aktakuza. Prokurori Gashi theksoio se prokuroria ka prova se të gjitha palët në procedurë janë pajisur me shkresa të lëndës.

Gjykatësja Violeta Namani, refuzoi propozimin për shtyrjen e seancës, megjithatë seanca u ndërpre dhe pritet të vazhdojë gjatë ditës, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.

Më 4 shkurt, Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.

Bechtel &Enka” ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

“Nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Personat e akuzuar konsiderohen si të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Më 18 janar, prokurori special, Atdhe Dema, kishte kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, të shpallet fajtor së bashku me ish-zyrtarin e komunës Ismet Isufi zyrtarin Gani Rama dhe biznesmenin Veli Hajdaraga.

Pal Lekaj, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune. Për keqpërdorim pozite po akuzohen edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore