Kosova

Ngrihet aktakuzë ndaj Pal Lekaj për rastin e 53 milionë eurove


Ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, ish-zyrtarit në Ministrinë e Infrastrukturës Nebih Shatri dhe shefit të kabinetit të Pal Lekajt, Eset Berisha.

Arsyeja thuhet se është ndarja e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Buxhet ky që ishte ndarë nga qeveria Haradinaj në qershor të vitit 2018.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën  penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’”.

Bechtel &Enka” ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

“Nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

Personat e akuzuar konsiderohen si të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Më 18 janar, prokurori special, Atdhe Dema, ka kërkuar që ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, të shpallet fajtor së bashku me ish-zyrtarin e komunës Ismet Isufi zyrtarin Gani Rama dhe biznesmenin Veli Hajdaraga.

Pal Lekaj, akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për kohën sa ka qenë në krye të kësaj komune. Për keqpërdorim pozite po akuzohen edhe Isufi dhe Rama, ndërsa për mashtrim me subvencione po akuzohet Veli Hajdaraga.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore