Sport

Leicester-i pas talentit të Lille-s


Skuadra nga Premier Liga angleze, Leicester City po monitorin situatën e mesfushorit të Lille-s në Francë, Boubakary Soumare-s, të cilit i përfundon kontrata në verën e 2022.

21-vjeçari francezo-senegalez luan si mesfushor shkatërues. Këtë sezon ka 21 paraqitje në Ligën e Parë franceze, shtatë në UEFA Europa Ligë dhe një në Kupën e Francës.

Lojtari më herët ka qenë pjesë e akademisë së PSG-së, përpara se të transferohej tek Lille, në verën e 2017, si transferim i lirë.

Lojtari është dhe pjesë e Francës U21, ku ka arritur katër paraqitje.

Pjesë e Dhelprave aktualisht janë dhe dy lojtarë të tjerë francez, Wesley Fofana dhe Nampalys Mendy, ky i fundit ka kombësi të njejtë me Soumare-n, atë të Francës dhe të Senegalit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore