Boterori 2022

Leao: Maroku kishte diçka më shumë se ne


Portugalia u befasua nga Maroku, duke u mposhtur në çerekfinale të Kupës së Botës, humbje kjo që ia shkaktoi edhe eliminimin.

Dëshpërimi ishte i madh nga portugezët, derisa njëri prej tyre tha se Maroku kishte diçka më shumë se ta në atë ndeshje.

Këtë e ka thënë ylli i Milan-it, Rafal Leao, i cili përmes një postimi në faqen e tij në Instagram tha se kundërshtarët ishin më të motivuar për të vazhduar tutje.

“Me grupin që kishim, ambicia ishte të shkonim sa më larg, të fitonim Kupën e Botës. Ne kemi treguar vlerën tonë si skuadër dhe pavarësisht ndjenjës së trishtimit e kemi shijuar në maksimum këtë kompeticion”, shkruan Leao.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rafael Leão (@iamrafaeleao93)

“Jemi përballur me një kundërshtar që kishte diçka më shumë se ne. Ne do ta kapërcejmë këtë kapitull së bashku dhe me siguri e ardhmja do të jetë argëtuese. Falënderoj portugezët për mbështetjen e tyre në çdo ndeshje”, shtoi Rafael Leao.

Sulmuesi i Milan-it e mbylli  eksperiencën në këtë Kupë Bote me dy gola, një kundër Ganës dhe një kundër Zvicrës, duke luajtur 83 minuta në total.

Ai u zgjodh lojtari në i mirë në kampionatin italian në sezonin e kaluar, megjithatë, trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, nuk e inkuadroi Leao-n në asnjë ndeshje që nga fillimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore