Zgjedhjet në Kosovë

LDK merr shumicën e votave të diasporës


Ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në tërësinë e kandidaturave në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, ka arritur të koncentrojë shumën më të madhe të votave të mërgatës së Kosovës.

Ndonëse vota e mërgatës, në pjesën më të madhe të saj, konsiderohej votë për Lëvizjen Vetëvendosje(LVV), siç kjo e fundit pretendon se e përfaqëson, kjo doli të mos jetë kështu.

Lidhja Demokratike e Kosovës mori 3164 vota nga mërgata, kështu duke u bërë partia më e votuar për nga votat që erdhën nga jashtë vendit.

“LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë”, shkroi LDK në faqen e tyre në Facebook.

“Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen. LDK, për të gjithë!”.

Kurse për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, nga votat me postë të dërguara nga mërgata, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka arritur të marr hiq më pak se 231 vota.

Ndërkaq kundërkandidati i tij me të cilin do të ballafaqohen edhe një herë në ballotazh, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga diaspora prishtinase mori gjithsej 52 vota .

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore