Lajme

Mërgata votoi afër pesë herë më shumë Arben Vitinë se Përparim Ramën


Arben Vitia dhe Përparim Rama në garën për Prishtinën

Nga votat me postë të dërguara nga mërgata e Kosovës për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, mori edhe 231 vota më shumë.

Ndërkaq mëse pesë herë më pak sa i përket votimeve nga diaspora mori Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai mori 52 vota nga fletëvotimet e ardhura prej jashtë vendit.

Kandidati i Partisë Demokratike të Prishtinës, Uran Ismajli arriti të shtojë votën e tij për vetëm 23 vota, ndërsa ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vetëm 9 vota.

Nga këto vota të pakëta të mërgatës edhe më pak mori kanditati i Aleancës Kosova e Re, Gëzim Mehmeti. Për të u postuan vetëm 3 vota.

Në raundin e dytë për të parin e Komunës së Prishtinës garojnë Arben Vitia dhe Përparim Rama.

Arben Vitia në rezultatet preliminare arriti i pari për nga më i votuari me 42,26% të votës së përgjithshme, ndërsa Pëparim Rama mori 29,34% të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore