Sport

Largimi i parë nga Real Madrid-i i sjell klubit 35 milionë euro


Real Madrid-i dëshiron ta shesë mesfushorin Dani Ceballos-in. Mesfushori, cili aktivizohet tek Arsenal-i, pritet të nxirret përfundimisht në merkato për 35 milionë euro.

24-vjeçari u transferua në Madrid në verën e 2017-s nga Real Betis-i për shifrën e 16.5 milionë euro. Me Real-in nuk mundi të linte shumë gjurmë. U aktivizua në 56 ndeshje, ku shënoi pesë gola dhe dhuroi dy asiste.

Në 2019 u huazua tek Arsenali. Me topçinjtë është paraqitur në 74 ndeshje. Dy gola dhe pesë asiste ka arritur në Londër. Por, vlera e tij është dyfishuar tashmë dhe Real-i kërkon të përfitojë një shumë të tillë, për ta investuar në merkato, në objektiva të tjerë.

Problem mbetet fakti se lojtari dëshiron rikthimin në Spanjë, por në kushtet aktuale situata komplikohet, pasi asnjë klub nuk mundet t’i ofrojë ato para, në kohë krize.

Gjithashtu, nga Real-i është një listë e gjatë për largimet e mundshme: Marcelo, Isco, Gareth Bale, Mariano Diaz dhe Luka Joviç.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore