Përballje

Lakers humb ndeshjen e dytë radhazi, Bucks mposhtin 76ers


Los Angeles Lakers vazhduan fillimin e tyre dëshpërues në sezonin e NBA me një humbje 103-97 nga rivalët e qytetit Los Angeles Clippers.

Kawhi Leonard erdhi nga pankina për të shënuar 14 pikë dhe shtatë kërcime në kthimin e tij për Clippers pas më shumë se një viti jashtë me një dëmtim në gju.

Paul George regjistroi 15 pikë ndërsa John Wall shtoi 15 në debutimin e tij për Clippers.

Kjo është fitorja e tetë radhazi e Clippers ndaj 17 herë kampionëve të NBA.

Lonnie Walker shënoi më së miri për Lakers me 26 pikë, por pavarësisht 25 pikëve të Anthony Davis dhe 20 pikëve të LeBron James, ata nuk mundën ta ndalonin rrëshqitjen drejt humbjes së dytë radhazi.

“Ne luajtëm në mënyrën e duhur”, tha James. “Unë mendoj se kemi bërë një hap tjetër përpara sot”.

Në anën tjetër, Milwaukee Bucks fituan me vështirësi kundër Philadelphia 76ers teksa nisën sezonin e tyre me një fitore 90-88.

Dy herë lojtari më i vlefshëm i NBA (MVP) Giannis Antetokounmpo iu afrua një triple-double, duke regjistruar 21 pikë, 18 kërcime dhe tetë asistime.

James Harden kryesoi Sixers me 31 pikë, 16 prej të cilave erdhën në çerekun e katërt, teksa ranë në humbjen e dytë të sezonit.

“Mendoj se kemi bërë një punë të shkëlqyer vetëm duke mbajtur qetësinë tonë”, tha Antetokounmpo. “Ne kishim epërsinë, humbëm epërsinë, ata po luanin mirë, po lëviznin topin”.

“Harden u nxeh, po bënte goditje, po përfshinte shokët e tij të skuadrës. Ne ruajtëm qetësinë tonë, vazhduam t’i besojmë njëri-tjetrit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore