Sport

La Liga/ E shtuna sjellë derbin ‘e vogël’ të Madrid-i dhe kampionët


Katër ndeshje do të luhen të shtunën në La Liga spanjolle. Ndeshjet do të fillojnë nga ora 14:00 dhe do të përfundojnë me ndeshjen e orës 21:00.

La Liga nisi javën e pestë të premten me përballjen  Celta Vigo – Cadiz, e përfunduar me rezultatin 1-2 për miqtë.

Ndeshja e parë e të shtunës në La Liga do të jetë mes Rayo Vallecano-s së Radamel Falcao-s dhe Getafe-s. Një ndeshje derbi, duke qenë se të dy skuadrat janë nga Madridi. Ndeshja do të luhet në “Estadio de Vallecas”.

Në katër javët e para, Rayo ka katër pikë. Për miqtë ende nuk ka asnjë pikë për këtë fillim sezoni.

Skuadra tjetër e Madrid-it dhe njëkohësisht kampionia e La Liga në fuqi, Atletico Madrid-i, do të presë Athletic Bilbao-n, duke filluar nga ora 16:15 në “Wanda Metropolitano”.

Pas katër javëve të para, skuadra e Diego Simeone-s numëron 10 pikë në renditje, po aq sa Real Madrid-i dhe Valencia. Bilbao numëron tetë pikë në renditje.

Elche do të presë Levante-n e Shkodran Mustafit dhe Enis Bardhit, duke filluar ngra ora 18:15 në “Estadio Martínez Valero”. Pas katër javëve të para, vendasit numërojnë pesë pikë në renditje, ndërsa miqtë tre pikë.

Ndeshja e fundit e të shtunës në La Liga do të luhet në “Estadio de Mendizorroza”. Alaves-i do të presë Osasuna-n, duke filluar nga ora 21:00.

Pas tre ndeshjeve të para, vendasit ende nuk kanë marrë pikën e parë. Miqtë kanë luajtur katër ndeshje këtë sezon dhe kanë grumbulluar pesë pikë.

Të dielen dhe të hënën do të luhen ndeshjet e mbetura në La Liga: Mallorca – Villarreal, Real Sociedad – Sevilla, Real Betis – Espanyol, Valencia – Real Madrid dhe Barcelona – Granada.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore