Sport

Kushtet e Leicester, po e ndalojnë transferimin e Fofana-s te Chelsea


Chelsea ka rënë dakord për kushtet personale me Wesley Fofana, por lëvizja e tyre për qendërmbrojtësin mund të prishet nga kërkesat për transferim të Leicester City.

The Mail raporton se ndërsa skuadra e Thomas Tuchel ka bërë oferta prej 60 milionë funte dhe 65 milionë funte për 21-vjeçarin, dhelprat nuk janë të gatshëm ta lënë mbrojtësin francez të largohet për asgjë më pak se 80 milionë funte.

Fofana është vetëm një nga disa lojtarë të Leicester-it që përflitet se do të largohet nga King Power Stadium, me mesfushorin James Maddison që thuhet që është në radarin e Newcastle United dhe Youri Tielemans që po gjurmohet nga Arsenali.

Të tre lojtarët startuan në humbjen 4-2 të së shtunës ndaj Topçinjve dhe mbetet për t’u parë nëse ndonjë do të jetë pjesë e skuadrës së Brendan Rodgers pas mbylljes së afatit kalimtar.

Qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Josko Gvardiol, është vlerësuar si një alternativë e mundshme nëse Chelsea dhe Leicester nuk mund të bien dakord për kushtet për Fofana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore