Kosova

Kurti ftohet në interpelancë nga kryesia e Kuvendit për sigurinë e grave


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që në seancën e ardhshme kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të jetë në interpelancë.

Interpelanca e kryeministrit ka të bëjë me çështjen ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.

Në muajin dhjetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kishte ftuar në interpelancë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat përkatës, lidhur me rastin e trishtë që kishte ndodhur në po këtë muaj ku një grua 35 vjeçare – në ditët e fundit të shtatzënisë – mbeti viktimë e një krimi monstruoz.

Në një konferencë për media, deputetja e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Blerta Deliu Kodra, kishte vlerësuar se mekanizmat shtetërorë kanë dështuar për t’iu ofruar siguri qytetarëve të vendit.

Po ashtu, nga vendimi që dënimi nga burgimi i përjetshëm t’i ulët i akuzuari për vrajsen e Donjeta Pajazitajt është liruar të enjten e 6 prillit.

Vendimi për lirimin e Naser Pajazitajt është marrë nga Kolegji Penal i Gjykatës Supreme, teksa lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zyrtarja për informim publik në Gjykatën Supreme, Antigona Uka-Lutfiu.

“Ju njoftoj se Kolegji penal i Gjykatës Supreme në seancën e mbajtur me datë 6 prill 2023, e ka liruar N.P nga akuza për vrasje. Pas përpilimit të aktgjykimit brenda afatit ligjor i njëjti do të bëhet publik”, ka thënë ajo përmes një përgjigje me shkrim për Albanian Post.

Më 18 nëntor, pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, Gjykata e Apelit kishte marrë vendim që Naser Pajazitajt t’i ulët dënimi nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore