Lajme

Kur Coca-Cola përdorej për… dobësim?!


Coca-Cola është pa diskutim një ndër pijet më të famshme dhe më të konsumuara në botë.

Prej fillimit të prodhimit, Cola shiti vitin e parë 25 shishe në tërësi. Ndërsa, sot, rreth 1.8 miliardë shishe shijohen çdo ditë nga personat në gjithë botën.

Sot, Coca-Cola përtej shijes karakteristike, është kthyer edhe në debat për shkak të problemeve që konsumimi i tepruar i saj shkakton me diabetin dhe obezitetin.

Por, më parë, nuk ka qenë gjithnjë ky perceptim. Madje, Cola propagandohej se kishte efekte dobësuese në reklamat e saj.

Një e tillë, në vitin 1961, sheh aktoren e famshme Connie Clausen. Në monologun e saj publicitar, ajo thotë se për shkak të kalorive të ulëta që Cola ka, ndihmon të mbajë trupin në forma elegante.

Gjithashtu pretendimi, shkon deri aty sa të thotë se Coca-Cola të ngop dhe nuk është e nevojshme të konsumohet ushqim pas saj. Rrjedhimisht, kjo të mban elegant.

E thënë nga Clausen 60 vjet më parë, sigurisht që reklama goditi. Kjo, edhe për shkak të formave perfektë të aktores. Por, duke parë efektet e sotme të Cola-s, mund të mendohet se ku ky marketing, qëndron midis propagandës dhe shitjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore