Sport

Kupa e Shqipërisë/ Rama: Objektivi ynë është të fitojmë kudo


Pas hedhjes së shortit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, Partizani gjeti përballë Laçin. Drejtori i përgjithshëm i klubit të kuq, Olsi Rama, ka folur për mediat rreth shortit dhe pritshmërive.

Rama tha se klubi ka objektiv që të fitojë në çdo ndeshje. Dëshira e tij ishte që përballë të kishte derbi me Dinamon, në mënyrë që të shmangej udhëtimi.

“Kupa është një kompeticion, që për të fituar duhet të kalosh kundërshtarë të vështirë. Kështu që në qoftë se Laçi vjen në çerekfinale, gjysmëfinale, finale, kjo s’ka rëndësi. Është një ekip për t’u kaluar, me qenë se objektivi jonë është të fitojmë kudo”.

“Ndeshjet teke janë bërë edhe në Champions Ligë vjet prej pandemisë, sigurisht që është më mirë ndeshje teke në këtë moment që jemi, që mos ngarkohen lojtarët. Kalendari është shumë i ngjeshur, dihen arsyet”.

“Do të shkojmë në Laç dhe do të luajmë për të fituar. Ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Ndeshja e radhës është objektivi ynë. Do të synojmë të dyja trofetë. Partizani e ka për detyrë që të fitojë”.

“Kupa nuk është çështje snobimi. Të gjitha ekipet me kalendarin, vendosin prioritet e tyre. Kur po më pyesnin dje, i thashë dua të na bjerë derbi. Më thanë që Tirana është eliminuar, jo i thashë, derbi me Dinamon është shumë mirë. E kishim në kryeqytet, shmangnim angarinë për të udhëtuar. Gjithsesi Laçi një orë larg është”, perfundoi deklaraten e tij Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore