Përballje

Kukësi – Partizani, kryefjala e ditës në katëgorinë superiore


Pas tre fitoreve minimale 1-0 dje nga Bylis, Teuta dhe Laçi, kategoria superiore vjen me ndeshje interesante edhe sot.

Dita hapet në Korçë, ku me fillim nga ora 13:00, Skënderbeu pret kryesuesit e Vllaznisë.

Për të mbajtur largë kundërshtarët, Vllaznia është e detyruar të gjejë fitoren pasi ka arritur vetëm dy në pesë ndeshjet e fundit.

Skënderbeun në anën tjetër, një fitore do e largonte nga vendi i fundit pas shumë kohësh.

Ndeshja kryesore e ditës vjen në “Elbasan Arena” me fillim nga ora 16:00, ku Kukësi pret Partizanin.

Të dy skuadrat vijnë në këtë ndeshje pas fitoreve në javën e fundit.

Partizani synon fitoren për t’u ngritur përsëri në vendin e dytë.

Në anën tjetër, një fitore, do e afronte Kukësin me ndjekësit dhe do e shkëpuste tërësisht nga Tirana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore