Sport

Kualifikueset e Botërorit për femra, Grima shpall listën e Shqipërisë


Kombëtarja e femrave të Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për këtë vit për Kupën e Botës, Australi – Zeland e Re 2023.

Fillimisht Shqipëria do të përballet me Norvegjinë më 25 nëntor dhe më 30 nëntor me Kosovën. Trajneri, Armir Grima ka shpallur listën me 22 futbollistet e grumbulluara për këto dy sfida.

Nga 22 lojtaret e thirrura, 16 janë pjesë e kampionatit vendas dhe pjesa tjetër aktivizohet në Kosovë dhe klube të huaja.

Grumbullimi do të nisë nga dita e shtunë e 20 nëntorit në qytetin e Durrësit. Sfida ndaj norvegjezeve do të luhet në “Air Albania” dhe ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kombëtarja aktualisht është në vendin e katërt në Grupin F. Një fitore me Armeninë, një barazim me Kosovën dhe dy humbje, përkatësisht përballë Belgjikës dhe Polonisë kanë marrë shqiptaret.

Lista e futbollistëve të thirrur nga Grima:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore