Film

Kthehet Space Jam dhe Looney Tunes, por këtë herë me LeBron James


Për më shumë se tre vjet pritje, kanë dalur pamjet e para të filmit Space Jam: A New Legacy, ku personazhi kryesor do jetë, atleti i njohur Lebron James.

Filmi do dal me 16 korrik të vitit 2021.

Pas suksesit të madh të filmit të vitit 1996, “Space Jam” e cila kishte si personazh kryesor Michael Jordan dhe personazhet e “Looney Tunes”, kishin vendosur të bëjnë pjesën e dytë të këtij filmi, por tani në krye me Lebron James.

Personazhet e Looney Tunes si Buggs Bunny, Daffy Duck, Tweety e të tjerët këtë herë paraqiten si shumë real, në krahasim me atë të vitit 1996.

Në këtë film do të marrin pjesë sportist të njohur si Kyrie Irving, Klay Thompson, Anthony Davis, Damian Lillard, po ashtu edhe aktorë shumë të famshëm si Jim Carrey, Michael B. Jordan, Steve Harvey e Christopher McDonald.

Space Jam: A New Legacy do jetë i ngjashëm me atë të vitit 1996, ku këtë herë LeBron James do shkojë në botën e Looney Tunes dhe do mundohet ti shpëtojë ata nga të këqinjtë, siç kishte bërë Jordan në 1996.

Regjisori Malcolm D. Lee ka pritshmëri të mëdha për Space Jam 2 dhe beson se mund të bëhet edhe më i mirë se ai i 1996.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore