Lajme

Kryebashkiaku i Irpin-it: Rusët përdorin bomba fosfori


“Rusia përdori bomba me fosfor të bardhë në Hostomel dhe Irpin”.

Këtë e deklaroi kryetari i Bashkisë Irpin-it, Oleksandr Markushin, të mërkurën e 23 marsit.

“Forcat ruse shënjestruan qytetet satelitore të Kievit me bomba fosfori natën e 22 marsit”, tha Markushin.

Sipas tij, përdorimi i armëve të tilla kundër civilëve është i ndaluar nga Konventa e Gjenevës.

Zëvendësshefi i policisë së Kievit, nga ana e tij, publikoi një video duke akuzuar Rusinë për përdorimin e municioneve fosforike kundër qytetit të Kramatorsk-it, në lindje të vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore