Sport

Kreu i FIFA-s falënderon kryeministrin Rama për evakuimin e afganëve


Në një deklaratë të fundit të publikuar nga organi më i lartë i futbollit në botë, FIFA, raportohet se më 20 tetor janë shpëtuar nga Afganistani 57 persona, të cilët kanë lidhje me sportin. Ata u zhvendosën në Doha të Katarit.

Të enjten e kaluar, FIFA, në bashkëpunim me Katarin, shpëtuan rreth 100 anëtarë të familjes së futbollit të Afganistanit, përfshirë lojtaret femra.

“Udhëheqja e FIFA-s ka punuar ngushtë me Katarin në përpjekje për evakuim që nga gushti, me Shqipërinë që i është bashkuar kohët e fundit”, thuhet në deklaratën e FIFA-s.

 

“FIFA tani u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare në të gjithë botën që të mbështesin këtë kauzë humanitare, duke u ofruar zgjidhje të përhershme këtyre grave dhe familjeve, për t’u mundësuar atyre të fillojnë të rindërtojnë jetën e tyre”.

Ndërsa, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se, “ne do të donim të shprehnim falënderimet tona të sinqerta për Amirin e Katarit, Lartësinë e Tij Sheik Tamim bin Hamad Al Thani-n, si dhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që na kanë ndihmuar në këtë mision humanitar.

“Ndihmën e tyre në zhvendosjen e sigurt të këtyre anëtarëve të komunitetit të futbollit, në rrethana të tilla sfiduese, ka qenë më se e vyer”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore