Jetesë & Stil

Kourtney Kardashian tregon detajet se çfarë çoi në një operacion urgjent fetal gjatë shtatzënisë së fundit


Modelja, Kourtney Kardashian ka folur për një moment të frikshëm në shtatzëninë e saj.

Ylli i “The Kardashians” – e cila mirëpriti djalin Rocky me bashkëshortin Travis Barker në nëntor – tregoi në premierën e sezonit të pestë atë që ndodhi para dhe pas operacionit të saj urgjent në fetus në shtator.

“Ne kishim planifikuar një skanim në shtëpi, në mënyrë që të gjithë fëmijët të mund ta shihnin foshnjën”, kujtoi ajo.

“Mjeku që do të vijë në shtëpi për të bërë skanimin është një mjek me të vërtetë i detajuar dhe i plotë për të kërkuar gjithçka. Dhe diçka i ra në sy ku ai donte që unë të vizitoja disa specialistë”, vazhdoi ajo.

Pas kontrolleve të saj, ajo mësoi se do t’i duhej të shkonte për një operacion për foshnjën të nesërmen në mëngjes, përvojë të cilën ajo e quajti “të tmerrshme” dhe “stresuese”.

Edhe pse Kourtney nuk tregoi se çfarë shqetësimi u zbulua në skanim, ajo vuri në dukje se ai u shfaq shpejt.

“Koha ishte e mrekullueshme sepse e vumë re herët. Kjo shpëtoi gjithçka. Doktori më tha ‘Nuk ka asgjë që ke bërë gabim. Nuk ka të bëjë me moshën. Është thjesht një gjë super e rrallë që ka ndodhur'”, zbuloi tutje modelja.

Travis, 48 vjeç, ishte nisur tashmë për turneun e tij me Blink-182 në Evropë, kështu që Kourtney thirri të ëmën Kris Jenner për ta çuar atë në spital.

“Gjëja që ishte e tmerrshme ishte se nuk kishte qasje pasi gjendej në aeroplan”, tha Kourtney.

Në kohën kur Travis zbarkoi, Kourtney tashmë i ishte nënshtruar procedurës sepse “ata duhej ta bënin atë menjëherë. ”

Vetëm më pas Kourtney ishte në gjendje të përpunonte situatën e frikshme.

“Ka një superfuqi që kam – që në situata emergjente, qetësohem vërtet”, vazhdoi ajo.

Për dy muajt e mbetur të shtatzënisë së saj, Kourtney tha se ajo ishte shtrirë e qetë dhe qëndroi kryesisht në pushim në shtrat.

“Nuk më lejohej të drejtoja makinën. Nuk më lejohej të qëndroja në këmbë për më shumë se 20 minuta. Unë me të vërtetë nuk po dilja nga shtëpia”, tha ajo tutje.

Dhe ndërsa themeluesja e Poosh pranon se operacioni ishte një “traumë” për çiftin, ajo shpjegoi se ata mbetën gjithmonë me shpresë për djalin e tyre të vogël.

“Unë thjesht ndihem shumë mirënjohëse për mënyrën se si gjithçka shkoi dhe për mjekët që me të vërtetë ndihmuan në marrjen e vendimeve më të mira që me të vërtetë e shpëtuan fëmijën tonë”, shtoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore