Sport

Kounde: Isha afër t’i bashkohesha Chelsea-t, deri në momentin kur dëgjova ofertën e Barcelonës


Jules Kounde ka treguar për L’Equipe pse ai refuzoi një lëvizje te Chelsea për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë.

23-vjeçari ishte kërkuar nga Chelsea për më shumë se një vit, por ata nuk ishin në gjendje të binin dakord për kushtet me Sevilla-n. Dhe pikërisht kur dukej se ishte arritur një marrëveshje, Barcelona u fut për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.

“Është e vërtetë që nuk isha larg nënshkrimit te Chelsea këtë verë”, tha ai. “Barcelonaa ishte e interesuar, por kishte shqetësime. Por kur mora atë telefonatë dhe dëgjova se Barcelona kishte mundësinë të më transferonte, nuk hezitova shumë”.

“Gjithashtu ndjeva një dëshirë nga trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel që dëshironte të më transferonte, por thjesht preferova fjalimin e Xavi-t”.

Kounde gjithashtu konfirmoi se ishte kërkuar nga Manchester City në vitin 2020.

“Po, pas sezonit tim të parë në Sevilla”, shtoi ai. “Ishte shumë joshëse. Por gjithashtu kisha specifikuar se ishte viti im i parë dhe se nuk bëhej fjalë për të detyruar asgjë.”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore