Përballje

Kosovë: Ylli shënon fitore të thellë ndaj Dritës


Kampioni në fuqi i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të thellë ndaj RC Cola Dritës me rezultat 71:106 në ndeshjen e fundit e xhiros së pestë të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke e fituar çerekun e parë me 20 pikë epërsi, 8:28.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, ku epërsinë më të lartë e kishin 18:45, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 27:49.

Kampionët e Kosovës ishin bindshëm më të mirë edhe në periodën e tretë, ku e fituan këtë pjesë 14:28, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 41:77.

10 minutat e fundit ishin vetëm formal dhe Ylli fitoi me rezultat të thellë 71:106.

Marcus Mayers u dallua te RC Cola Drita me 36 pikë e pesë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Barret Benson me 31 pikë e 12 kërcime dhe Gëzim Morina me 23 pikë, 15 kërcime dhe 10 asistime.

Gjilanasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje, kurse therandasit dy fitore dhe tri humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore