Kosova

Kosovë: Rritet numri i rasteve me COVID-19, 43 raste pozitive


Klinika Infektive.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka bërë të ditur të mërkurën se në mbi 15 për qind ka shkuar pozitiviteti i rasteve me COVID-19 në raport me testimet në vend.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, të mërkurën janë regjistruar 43 raste të reja nga testimi i 275 mostrave.

Kosova, muajve të fundit nuk ka pasur shifër kaq të lartë të rasteve të reja pozitive.

IKSHPK, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë shëruar 8 persona.

Ndërsa, numri i rasteve aktive është 154.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 46 persona.

Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 903 mijë e 367, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823 mijë e 608.

Të dhënat e ministrisë së Shëndetësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore