Kosova

Kosovë: Policia kap pesë emigrantë sirianë në një kamion në Han të Elezit


Emigrantët e fshehur në kamionin, i cili vinte nga Turqia - Hani i Elezit

Të premten, rreth orës 10 të mëngjesit, zyrtarët e stacionit të policisë kufitare në Han të Elezit, kanë ndaluar një kamion mallrash ku kanë gjetur të fshehur pesë emigrant sirian.

Në njoftimin e PK-së thuhet se zyrtarët policor kanë ndaluar për kontrollim një kamion mallrash, në kuadër të realizimit të planit Operativ “Ngritja e vigjilencës dhe masave të sigurisë” dhe gjatë kontrollit të detajuar kanë hasur në emigrantët të cilët tentonin të futeshin në Kosovë ilegalisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, shtetasit sirian nuk kishin dokumente të udhëtimit.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe në koordinim më të rasti është trajtuar si “kontrabandë me emigrant”.

Policia e Kosovës së fundmi ka arrestuar shtatë të dyshuar në Vërmicë për veprën penale “kontrabandë me emigrantë”.

Gjithashtu, në muajin qershor pas një hetimi disa mujor kishte arrestuar 20 persona nga rajoni i Mitrovicës Jugut dhe rajoni i Prizrenit, nën dyshimin e kryerjes së veprës “kontrabanda me emigrantë”, ku14 prej tyre ishin shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë të tjerë me shtetësi nga vendet e lindjes: Iraku, Siria dhe Palestina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore