Lajme

Kosovë: 20 persona arrestohen për kontrabandë me emigrantë


Ilustrim i fotografisë

Pas një hetimi disa mujor janë arrestuar 20 persona nga rajoni i Mitrovicës Jugut dhe Prizrenit, nën dyshimin e kryerjes së veprës “kontrabanda me emigrantë”, ka njoftuar të shtunën zyra për media e Prokurorisë së Shtetit.

“14 prej tyre janë shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë të tjerë me shtetësi nga vendet e lindjes Iraku, Siria dhe Palestina”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkaq si rezultat i hetimeve të mëhershme nga Sektori i Hetimeve i Departamentit Policisë Kufitare dhe me asistimin e njësive tjera mbështetëse të PK-së, janë kryer kontrolle në 10 lokacione: Shtëpi, hotele dhe objekte përcjellëse.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat dhe materiale si në vijim: 22 telefona celular, 11 automjete të ndryshme, gjashtë fishekë cal 7.65 mm, një grirëse për mariuhanë, dy pako rizzllo, tri çip (memoristik) – kartela të telefonit, disa sim kartela dhe një sasi e mjeteve monetare.

“Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda në Mitrovicë, janë dërguar në mbajtje prej 48 orëve njëmbëdhjetë të dyshuar, ndërsa nëntë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore