Kosova

Kosovë: Obligative një dozë e vaksinës anti-CODVID për pjesëmarrje në aktivitete


Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në masat e reja të ndërmarra kundër pandemisë COVID-19, ka parapa që vaksina anti-COVID të jetë obligative për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.

Sipas Odë së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), personat të cilët nuk kanë të paktën dozën e parë të vaksinës nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet. Kurse stafit punues të këtyre sektorëve do t’u kërkohet dëshmia e vaksinimit.

Vendimi pritet të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht. Për stafin punues do ketë masa nga data 12 gusht, kurse për qytetarët masat do të fillojnë nga 20 gushti.

Drejtori i departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Driton Hoti, në takimin e mbajtur gjatë së premtes, me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë diskutuar edhe për zgjatjen e orarit të klubeve të natës.

Kërkesë e OHT-së ka qenë që orari i klubeve të natës të fillojë nga ora 23:00, dhe të zgjas deri në orën 03:00 pas mesnate, thuhet në njoftim të OHT-së.

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore